LAJMI I FUNDIT:

Austria i dorëzon Francës dy bashkëpunëtorë të dyshuar të sulmeve të Parisit

Austria i dorëzon Francës dy bashkëpunëtorë të dyshuar të sulmeve të Parisit

Austria i ka dorëzuar Francës dy persona që dyshohet se kanë lidhje me celulën e Shtetit Islamik që është përgjegjëse për vrasjen e 130 njerëzve nëntorin e kaluar në Paris, kanë thënë sot prokurorët.

Burrat algjerian dhe pakistanez, Adel Haddadi, 29 vjeç dhe Mohamad Usman Gani, 35 vjeç, u arrestuan në Austri më 10 dhjetor, në një qendër për refugjatë.

Hetuesit besojnë se ata kanë udhëtuar për në ishullin grek të Lerosit më 3 tetor, në të njëjtënanije të mbushur me refugjatë bashkë me dy burra që morën pjesë në sulmet e 13 nëntorit.


Dy personat në fjalë, që besohej se ishin irakianë, kishin hedhur vetën në erë para “Stade de France”, në një nga sulmet e kryera nga 10 njerëz atë natë në kryeqytetin francez.

Por, Haddadi dhe Usman ishin arrestuar nga autoritetet greke për 25 ditë për shkak të pasaportave false siriane.

Pas lirimit, ata kishin ndjekur rrugën e migrantëve dhe kishin arritur në Salzburg të Austrisë në fund të nëntorit, pas sulmeve të Parisit.

Policia austriake i kishte arrestuar ata vetëm disa orë pasi ishin informuar nga autoritetet franceze se ata mund të jenë të vendosur aty.

Pas arrestit, Haddadi u kishte thënë hetuesve se donte të shkonte në Francë “për ta kryer një mision”, sipas një deklarate që e transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Një burim i afërt me hetuesinë tha se ai kishte nënkuptuar se “donte të merrte pjesë në vrasjet e Parisit me bashkudhëtarët e tij”.

Pasi Franca lëshoi një urdhër arrest evropian, një gjykatë në Salzburg aprovoi në fillim të korrikut transferimin e dy burrave në Francë.

Prokurorët e konfirmuan sot se të dy burrat tashmë janë larguar nga Austria.

Në trend Botë

Më shumë
Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike

Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës - mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike

Azia
Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit

Publikohen pamjet e reja të Titanikut - anija e famshme po kalbet në fund të oqeanit

Evropa
Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Putin arreston edhe një tjetër gjeneral rus

Evropa
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Starliner i Boeing po kthehet pa ekuipazh në Tokë

Starliner i Boeing po kthehet pa ekuipazh në Tokë

Botë
Një grua ka vdekur teksa rreth tridhjetë emigrantë janë gjetur në një gjysmërimorkio në Republikën Çeke

Një grua ka vdekur teksa rreth tridhjetë emigrantë janë gjetur në një gjysmërimorkio në Republikën Çeke

Evropa
Kalo në kategori