Në debatin e fundit të TV21 “Click plus” për Listën zgjedhore në Maqedoni kanë diskutuar përfaqësuesit e LR PDSH, Agon Ferati, ai i Uniteti, Muhamed Ismaili dhe ish diplomati Muhamet Halili, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nënkryetari i LR-PDSH, Agon Ferati ka thënë se duhet sensibilizim masiv të opinionit në Maqedoni për atë se çfarë synohet me shlyerjen e mijëra votuesve nga lista zgjedhore.
“Nuk është e drejtë që 171 mijë votuesit që përmenden që i takojnë diasporës , padrejtësisht të nënvizohen me yll. Për ne si Lëvizje për reforma nuk ka asgjë kontestuese këtu, sepse këta qytetarë kanë prona në Maqedoni, kanë dokumentacion të rregullt, janë me punë të përkohshme jashtë vendit dhe nuk mund t’i trajtojmë si të huaj dhe t’i fshijmë nga listat e votimeve, vetëm për shkak se ata për momentin nuk janë Maqedoni. Realisht ne duhet t’i pastrojmë listat nga votuesit që nuk ekzistojnë’’, ka thënë Ferati.
Sekretari i përgjithshëm i “Uniteti”, Muhamed Ismaili ka theksuar se sa i përket diasporës, BDI gjithmonë gjatë zgjedhjeve manipulohet nga partneri i saj i koalicionit OBRM-PDUKM.
“Mendoj se ne nëpërmes ministrisë së punëve të jashtme dhe përfaqësive tona konsullore-diplomatike nëpër botë kemi dështuar si shqiptarë dhe atje maqedonasit na kanë manipuluar sikur këtu në Maqedoni që po na i manipulojnë votimet’’, ka thënë Ismaili.
Ish diplomati, Muhamed Halili thotë se duhet të ndodhin ndryshime kushtetuese që të hiqen votimet për 3 deputetët në diasporë, pasi që janë të panevojshëm.
“Rezultatet kanë treguar se me deputet e diasporës nuk fituam dhe ku është këtu zgjidhja, zgjidhja është se në nivelin shqiptarë ne duhet të kërkojmë të bëjmë ndryshime kushtetuese që Kuvendi i RM të ketë 120 deputet, jo 120 deputet plus tre, se atë treshin ne nuk e shfrytëzojmë fare sepse shqiptarët nuk janë të interesuar për diasporën’’, ka thënë Halili.
Pjesëmarrësit në debat kanë ndarë mendimin se nuk ka interesim nga qytetarët që të verifikojnë se a janë apo jo në mesin e 39 mijë votuesve të kontestueshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje