LAJMI I FUNDIT:

Kështu sillen kryesitë e klubeve në Kosovë me lojtarët edhe kur vetë u mbesin borxh (Foto)

Kështu sillen kryesitë e klubeve në Kosovë me lojtarët edhe kur vetë u mbesin borxh (Foto)

Hajvalia vazhdon të jetë në krizë të thellë financiare dhe kjo vërtetohet edhe nga borxhi që iu ka mbetur disa lojtarëve.

E njëri ndër ta që nuk i mori dy paga dhe 25 për qind të parave të kontratës, është portier, Petrit Tahiri.


Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Infokusi.com, portieri i njohur nga Vushtrria.

“Jam ndarë me Hajvalinë para rreth 1 muaji. Por, nuk jam ndarë ashtu siç është dashur, pasi nuk i kam marr dy paga dhe 25 për qind të parave të kontratës. Unë kur kam nënshkruar kontratë jam marr vesh me drejtorin, Xhavit Pacolli, i cili për 4 muaj më ka thënë që do t’i marr paratë dhe në fund tregon një sjellë jo të hijshme me mua”, tha Tahiri që djersiti fanellën e Hajvalisë për një vit.

Ai e ka falënderuar, Medën, Ragip Muratin dhe Xhavit Pacollin për moskorrektësi.

“E falënderoi Hajvalinë, pronarët e tyre Ragip Muratin , Medën e Xhavit Pacollin për mos korrektësi dhe mos kryerjen e obligimeve ndaj neve lojtarëve . Kanë dhënë premtime të mëdha në opinion Meda me bashkëpuntorët e vet, por realiteti është ndryshe . InshaAllah bahën qirak me djersën tonë dhe unë kurrë hallall nuk ua bëjë”, u shpreh Tahiri, i cili theksoi se për 8 muaj ka qëndruar në portë i lënduar për t’iu dalë në fjalë dhe në fund përveç që nuk i ka marr parët, nënvizon se ende e ka dorën e lënduar.

Ndërkohë, Infokusi.com, merr vesh shumica e futbollistëve që janë larguar, Hajvalia iu ka mbetur borxh.

Për më shumë, shikojeni më poshtë bisedën që ka zhvilluar portieri Tahiri me Xhavit Pacollin, i cili ka dhënë dorëheqje sot.

xhavi 1 xhavi 2 xhavi 3 xhavi 4 xhavi 5 xhavi 6

Në trend Sport

Më shumë
Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Van Dijk i pakënaqur tek Liverpooli, legjenda e klubit paralajmëron transferimin e tij tek Real Madridi

Premier League
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

Barcelona pendohet për qëndrimin e Xavit? Ekziston mundësia që spanjolli të shkarkohet nga klubi

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Chelsea bëhet gati që të transferojë shokun e ngushtë të Mudryk për një shifër të ‘çmendur’ parash

Premier League
Kalo në kategori