Eros Grezda është gati për të bërë hapin e madh në karrierë.
Mesfushori i kombëtares Shpresa të Shqipërisë i cili sezonin e kaluar ishte një nga lojtarët që shkëlqeu më shumë në kampionatin kroat me fanellën e Lokomotivës së Zagrebit ka përfunduar në radarët e Dinamos së Zagrebit.
Kampionët e Kroacisë e shohin 21-vjeçarin e lindur në Gjakovë si zëvendësueses ideal të talentit Marko Pjaca, i cili pak ditë më parë u transferua zyrtarisht te Juventusi për rreth 23 milionë euro.
Grezda për momentin është nën kontratë deri në 30 Qershor të vitit 2019 me Lokomotivën e Zagrebit. Megjithatë drejtuesit e Dinamos për të bindur skuadrën tjetër nga Zagrebi të lejojë largimin e lojtarit janë gati të ofrojnë një milion euro.
Pikërisht me këtë shumë vlerësohet kartoni i Eros Grezdës nga faqja e specializuar për transferimet e futbollistëve, transfermarkt.de. Te Lokomotiva do ta kenë të vështirë ti thonë jo Dinamos së Zagrebit nëse interesimi i këtyre të fundit është konkret duke ditur edhe marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes drejtuesve të dy klubeve, transmeton SuperSport.
Dinamo Zagrebit e përdor Lokomotivën si një klub satelit ku huazon lojtarë të rinj të moshë të cilët arrijnë të fitojnë eksperiencën e nevojshme te kjo. Rasti më i fundit është ai një shqiptari pikërisht Endri Cekicit. Talenti i kombëtares shqiptare të 21-vjeçarëve luan që prej Janarit të vitit 2016-të nga Dinamo e Zagrebit te Lokomotiva në formë huazimi. Sa i përket Eros Grezdës me një kalim të mundshëm te skuadra më e madhe e futbollit kroat ai do të bënte një hap të rëndësishëm përpara në karrierën e tij pasi do ti jepej mundësia të luante edhe në fazën e grupeve të një prej dy kompeticioneve më të rëndësishme evropiane, duke patur parasysh faktin që Dinamo e Zagrebit kualifikohet rregullisht në grupet e Ligës së Kampionëve ose Ligës së Evropës.
21-vjeçari shqiptar spikati sezonin e kaluar me Lokomotivën e Zagrebit teksa zhvilloi në total 29 ndeshje në kampionatin kroat duke realizuar edhe 9 gola, edhe pse luan në rolin e mesfushorit të krahut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'