LAJMI I FUNDIT:

Moti i vranët në pesë ditët e ardhshme

Moti i vranët në pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mot i vranët dhe me periudha me diell do të na përcjellë gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me reshje shiu. Kjo gjendje jostabile e motit do të vazhdoëj deri ditën e mërkurë dhe të enjten nëpër disa lokalitete, kurse nga pasditja e së enjtes e tutje do të mbajë mot me diell.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të mbetet në vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.