LAJMI I FUNDIT:

Mourinho jep një urdhër për lojën “Pokemon Go”

Mourinho jep një urdhër për lojën “Pokemon Go”

“Shkoj në punë në orën 08:00 dhe kthehem në shtëpi në orën 19:00. Pastaj ha darkën dhe … gjumë.” Kjo është jeta e përditshme e trajnerit Jose Mourinho në Manchester, aty ku tani ai stërvit “Djajtë e kuq” të Manchester Unitedit.

Portugezi mund ta quajë veten “The Special One”, por kjo nuk ia heq atij petkun e konservatorit dhe njeriut … të mërzitshëm. Ai i tillë është dhe kështu do të mbetet. Këtë, më shumë se të gjithë e kanë mësuar së fundmi lojtarët e tij në “Old Trafford”, porsa kanë marrë një urdhër.

Sipas asaj që shkruan “Daily Star”, duke cituar një burim brenda klubit anglez, Mourinho është lodhur së tepërmi nga lojtarët e tij, pasi ka parë disa herë këta fundit të përqendruar në videolojën “Pokemon Go”, një trend i fundit kudo në botë.


Tekniku u ka thënë “djajve” të tij të heqin dorë nga kjo lojë në 48 orët para ndeshjeve. Burimi i gazetës britanike siguron: “Marrëdhënia e trajnerit me lojtarët është e mirë dhe madje ai dëshiron t’i shohë duke u argëtuar, por gjithashtu u ka theksuar se duhet të përqendrohen te taktikat dhe përmirësimi i lojës së ekipit”. /Telesport/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori