LAJMI I FUNDIT:

Vendet e rajonit do të forcojnë turizmin me një konferencë të përbashkët

Vendet e rajonit do të forcojnë turizmin me një konferencë të përbashkët

Lidhja e Odave Ekonomike e Maqedonisë sot do të organizojë një konferencë ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Sërbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe përfaqësues tjerë të shteteve që kanë turizëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Konferenca mban emrin ”Trendet botërore të turizmit kërkojnë ofertë të përbashkët turistike” dhe do të diskutohet për forcimin e bashkëpunimit mes shteteve, rritjen e numrit të turistëve dhe krijimin e ofertave të përbashkëta.

Në konferencë do të merr pjesë edhe kryetari i odës turistike të Turqisë Arkan Kerim dhe ambasadorët nga Shqipëria, Sërbia, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Mali i Zi./Telegrafi/