LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa me ngushëllime për popullin francez

Lëvizja Besa me ngushëllime për popullin francez

Lidhur me sulmin e fundit terrorist në Nicë, të Francës, përmes një kumtese për mediat ka reaguar edhe Lëvizja Besa, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Sulmet e vazhdueshme terroriste në botë dëshmojnë se bashkimi ndaj të keqes është një nevojë e domosdoshme, që në të ardhmen aktet e këtilla çnjerëzore si sulmi i mbrëmshëm në Nicë të Francës, të mos na përsëriten më asnjëherë.


Lëvizja BESA shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Nicë, kështu në këtë moment kur terrorizmi ka thyer zemrat e miliona njerëzve në botë, dëshirojmë të inkurajojmë se edhe ne shqiptarët jemi pranë popullit francez. Sulmet terroriste si ai i Nicës, s’janë vetëm kundër Francës dhe popullit të saj, por janë sulme edhe ndaj vlerave të qytetërimit evropian të ngritura me shumë mund.

Shpresojmë se duke qenë më të bashkuar për të luftuar të keqen e përbashkët që cenon sigurinë e gjithsecilit nga ne për çdo ditë – terrorizmi, do të gjejmë forca duke qenë të vendosur për ta goditur pamëshirshëm me aq sa mundemi”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori