LAJMI I FUNDIT:

Ec me shkop, lëviz shpejtë me kerr: Ferizajasi 94-vjeçar – shoferi që preferon shpejtësinë (Video)

Ec me shkop, lëviz shpejtë me kerr: Ferizajasi 94-vjeçar – shoferi që preferon shpejtësinë (Video)

Ka kohë që Sylejman Breznica nga Surqina e Ferizajt ecën me ndihmën e shkopit. Por atij nuk i duhet kurrfarë ndihmë për të vozitur.

94 -vjeçari për më shumë se gjysmë shekulli nuk e hoqi timonin nga dora. E, gjithë këto vite ai nuk pati asnjëherë nevojë as për ndonjë intervenim mjekësor, e as nuk pati ndonjëherë telashe me Policinë.

Plaku tregoi se përderisa është në gjendje të mirë shëndetësore do të vozisë akoma. Në atë moment që e humb sigurinë, Breznica ka thënë se nuk do të dalë t’i rrezikojë të tjerët në komunikacion.


Por, ai pranon se shpesh nuk i respekton rregullat e komunikacionit pasi, siç thotë, vozitë shpejtë. /Klan Kosova/

https://www.youtube.com/watch?v=wJPWgYOVvk0