Moto e kompanisë M&Sillosi me seli në fshatin Xërxë të Rahovecit, po vihet në funksion të plotë të fjalës. Kolona të mjeteve të transportit të bujqve po sjellin rendimentin e korrjeve 2016 në sillosët e kompanisë – disa për këmbim të grurit me produktet e gatshme e të tjerët për shitje, thuhet në njoftim të kompanisë.
Kompania M&Sillosi i ka realizuar të gjitha përgatitjet paraprake për sezonin e sivjetmë. Sipas raporteve të para, ky ishte sezoni me një bereqet më të madh krahasuar me vitet paraprake, si dhe me numër shumë më të madh të bujqve që e përzgjedhin M&Sillosi-n për ta përpunuar grurin e tyre dhe për të siguruar miell për nevojat e tyre afatgjate për ushqim.
Menaxhmenti i kompanisë bën të ditur se korrjet në Kosovë tanimë ka një javë që kanë filluar, por që intensiteti i korrjeve është shtuar menjëherë pas festës së Bajramit.
“Zyrtarisht mund të thuhet se rendimenti i sivjetmë është përafërsisht për 50 për qind më i lartë se ai i vitit 2015. Këto ishin edhe pritshmëritë e kompanisë, duke u bazuar në faktin se gjatë mbjelljeve vjeshtore vitin e kaluar, bujqit e Kosovës kanë pranuar apelin e M&Sillosi-t për ta përzgjedhë farën e grurit që jep rendiment më të lartë të grurit. Kësaj duhet shtuar edhe faktin se kushtet klimatike që kanë mbretëruar gjatë tërë kohës kanë qenë shumë të përshtatshme për kultivimin e grurit. Po ashtu për sa i përket kualitetit të grurit të këtij viti, zyrtarët kompetent të kompanisë theksojnë se gruri është i kualitetit të mirë, për të cilën thonë po ashtu se ky rezultat i kualitetit të mirë të grurit është përzgjedhja më e mirë e farës së grurit, trajtimit më të mirë me preparate adekuate si dhe kushteve jashtëzakonisht të mira klimatike”, thuhet në njoftim.
Kompania M&Sillosi u bënë thirrje gjithë bujqve dhe kooperativave bujqësore që funksionojnë si pika grumbulluese të mbajnë radhët për dorëzimin e grurit. E njëjta kompani ka siguruar fuqi punëtore shtesë për të përballuar fluksin e dorëzimit të grurit në mënyrën më të mirë.
“M&Sillosi si kompani është dëshmuar në korrektësinë ndaj të gjithë bujqve, andaj kjo korrektësi edhe shpërblehet me besimin e plotë që bujqit shprehin ndaj kësaj kompanie. Zyrtarët kompetent të M&Sillosi shpjegojnë se procesi i pranimit të grurit nuk është një proces i thjeshtë, por kërkon përpikshmëri si në përcaktimin e grupit të kualitetit e po ashtu edhe në procesin e menjëhershëm të pastrimit dhe të trajtimit të grurit”, thuhet në njoftim. “Menaxhmenti i M&Sillosi-t falënderon të gjithë bujqit për punën e tyre të mirë që e kanë bërë gjatë tërë vitit, si dhe shpreson dhe beson se puna e mirë e tyre do të vazhdojë edhe vjeshtën e ardhshme kur vjen koha për mbjellje të reja të sipërfaqeve të grurit. Duke rritur sipërfaqet e mbjella me grurë dhe duke u bazuar në punën e mirë qe e bëjnë bujqit e Kosovës, menaxhmenti i kompanisë beson se një ditë të gjithë së bashku do arrijmë të sigurojmë bukën e Kosovës dhe t’i plotësojmë 100 për qind nevojat e Kosovës”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëN’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Kurti prezanton planin e reformave për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës, përfshihen pesë fusha kryesore
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit