LAJMI I FUNDIT:

Milani në ‘luftë’ me Juven për Cuadradon

Milani në ‘luftë’ me Juven për Cuadradon

Milani janë duke bërë një qasje për transferimin e mesfushorit të Chelsea, Juan Guillermo Cuadrado, i cili është edhe synim i Juventusi këtë afat.

Anësori do të ribashkohej në San Siro me ish-trajnerin e tij te Fiorentina, Vincenzo Montella.

Sipas Mediaset Premium, kolumbiani është objektivi i fundit për skuadrën kuqezi përpara marrjes së tyre nga kinezët.


Cuadrado do të përshtatej perfekt në sistemin 4-3-3 të Montellas dhe tashmë është i bindur në kampionatin italian, Serie A.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Juventus gjithashtu duan Cuadradon pas një sezoni të mirë të zhvilluar nga kolumbiani, i cili ishte i huazuar në Torino.

Është raportuar se oferta e fundit e ‘Zonjës së Vjetër’ për Chelsean është 26 milionë euro dhe Milani kanë për qëllim që të barazojnë atë. /Telegrafi/