LAJMI I FUNDIT:

Mësoni si i mashtroi Mourinho gazetarët!

Mësoni si i mashtroi Mourinho gazetarët!

Jose Mourinho shpesh merr vendime të guximshme por këtë radhë ai ka tejkaluar çdo lloj pritshmërie, pasi ka arritur të mashtrojë gazetarët anglezë që në ditën e tij të prezantimit te Manchester Unitedit.

Gazetarët i kujtuan trajnerit portugez se ai mund të kishte vështirësi të përshtatej me politikën e klubit i cili promovon të rinjtë e akademisë, ndërsa Mourino u përgjigj se kjo ishte e gënjeshtërt.

Ai nxori një listë me 49 emra, duke pretenduar se këta ishin lojtarët e akademive të cilët kishin debutuar me të në ekipe të ndryshme. Mediat angleze kërkuan që Mourinho t’u jepte këtë listë dhe trajneri ua dërgoi me e­mail më vonë, duke e çuar numrin e lojtarëve të akademisë në 55.

Në listë ishin shtuar emrat e Arjen Robben, John Obi Mikel, Lassana Diarra, Marko Arnautovic, Raphael Varane dhe Kurt Zouma, të cilët sipas tij e meritonin të ishin aty pasi ishin aktivizuar nga portugezi nën moshën 21 vjeçare.

Sigurisht, Mourinho kishte harruar faktin se për shembull Robben kishte luajtur me shumë se 100 ndeshje me Groningen dhe PSV Eindhoven para se t’i bashkohej Chelseat, kishte luajtur 10 ndeshje me Holandën dhe kishte marrë pjesë në Euro 2004.

E njëjta gjë edhe me Carlos Alberto, i cili kishte luajtur 43 ndeshje me Fluminense dhe katër me Brazilin para se t’i bashkohej Mourinhos te Porto. Në listë ishte edhe Mario Balotelli, me një yll të vogël përkrah, ndoshta për faktin se ai debutoi dhe luajti disa ndeshje me Roberto Mancinin para se drejtimin e Interit ta merrte Mourinho. Shumë emra të tjerë kishin debutuar në ekipe të ndryshme dhe një prej tyre, as nuk kishte luajtur fare me Mourinhon. Ndër ata që kishin luajtur, 10 ishin aktivizuar për më pak se 10 minuta në total. Tre prej tyre, vetëm 1 minutë.

Vetëm 11 nga lista fillestare prej 49 lojtarësh kishin luajtur më shumë se 90 minuta me Mourinhon. Njëri ishte Carlos Alberto, ndërsa tjetri ishte Casemiro, për të cilin Mourinho kishte harruar gjithashtu se ishte aktivizuar në 66 ndeshje me Sao Paulo para se të firmoste me Realin. Këto shifra vënë edhe një herë në dyshim nëse Mourinho do të arrijë të përshtatet me traditën e klubit, i cili ka statistikën e pabesueshme të 3803 ndeshjeve radhazi, të filluara në vitin 1937, ku ka një futbollist të dalë nga akademia e skuadrës në formacion apo në stolin e rezervave. Por gjithsesi, Mourinho ka fituar raundin e parë me mediat angleze, në një duel që do të vazhdojë në muajt në vazhdim.

Në trend Sport

Më shumë
Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Bundesliga
Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Ligat tjera
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Liga e Kampionëve
Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Liga e Kampionëve
Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori