LAJMI I FUNDIT:

Mjerë Skënderbeu: E fyeu turku, e mbron Ndocaj! (Video)

Mjerë Skënderbeu: E fyeu turku, e mbron Ndocaj! (Video)

Deputeti Eduard Ndocaj ka zgjedhur të reagojë ndaj të ashtuquajturit historian turk që poshtëroi figurën e heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ndocaj shkoi në të njëjtin vend nga ku Talha Uğurluel bëri deklaratat e tij, në varrin e Skënderbeut në Lezhë.

“Turqit s’kanë qenë kurrë miqtë dhe vëllezërit tanë. Kanë qenë gjithmonë armiqtë e kombit shqiptar dhe vazhdojnë të jenë armiq”, thotë Ndocaj, duke shprehur po ashtu se “Skënderbeu ishte hero i dhunës”


“Ambasada turke duhet të mbaj qëndrim dhe të distancohet nga këto provokime të patolerueshme që dhunojnë historinë tonë kombëtare dhe ndjenjat tona të qenit shqiptar e autokton!”, thuhet në postimin e tij në Facebook.