LAJMI I FUNDIT:

Përfundoi seanca e pyetjeve të deputetëve

Përfundoi seanca e pyetjeve të deputetëve

Ashtu siç parashihet me rregulloren e punës së Kuvendit të Maqedonisë, edhe këtë të enjte të fundit të muajit u organizua seanca e pyetjeve të deputetëve e cila si shumë radhë tjera u mbajt në atmosferë të zymtë dhe në mungesë të opozitës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Edhe në këtë seancë nuk munguan pyetjet e parapërgatitura të cilat ministrave u mundësojnë që gjatë përgjigjeve të tyre të reklamojnë programin dhe të arriturat e qeverisë. Debatin e intensifikuan pyetjet e disa deputetëve të opozitës shqiptare dhe të deputetëve të pavarur.


Ernad Fejzullahu i PDSh drejtoi pyetje dhe akuza ndaj pjesëtarëve shqiptar të kabinetit qeverisës dhe BDI. Fejzullahu foli për nivelin e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit, shkollimin sipëror, korrupsioni si dhe për rastet e pazgjidhura gjyqësore.

“Pyetje u parashtrohet, personave në ekzekutiv që punojnë, që kanë kompetenca, vizion dhe dinjitet kurse ky grup pushtetarësh i BDI, nuk posedojnë asnjërën nga këto, ata së bashku me liderin e tyre Ali Ahmeti janë të nënshtruar, të dorëzuar si pasojë e krimit, korrupsionit dhe të kaluarës së tyre të dyshimtë”, ka thënë ai.

Pyetje kanë parashtruar edhe deputetet e pavarura Solza Grçeva dhe Roza Topuzovska, që kishin të bëjnë me regjistrimin e popullatës dhe listën zgjedhore.

Ndaj pyetjeve të tyre është përgjigjur kryeministri Emil Dimitriev duke thënë se:

“Lista zgjedhore ishte lëndë për pastrim dhe obligim ligjor i KShZ i cilin duhet bërë në vazhdimësi dhe jo vetëm gjatë këtyre zgjedhjeve. Lista është material që kërkon angazhim konstant sepse ndryshon në vazhdimësi“.

Nuk munguan as akuzat e opozitës dhe pozitës duke thënë për njëra-tjetrën se nuk janë në nivel të kryerjes së detyrave dhe obligimeve për të cilët dhe paguhen nga buxheti i shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori