LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat e larta, shkaktare për ndërprerjen e energjisë elektrike në Prishtinë

Temperaturat e larta, shkaktare për ndërprerjen e energjisë elektrike në Prishtinë

Si pasojë e temperaturave te larta, sot është paraqitur një prishje në transformatorin matës të rrymës.

Në një njoftim për media thuhet se prishja është paraqitur në transformatorit T1 në anën 10 kV, në Nënstacionin 110/10 kV Prishtina 3 dhe si pasojë Nënstacioni ka mbetur pa tension nga ora 17:27.

“Ekipet e mirëmbajtjes te KOSTT sh.a kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të eliminuar efektet e kësaj prishje dhe në ora 19:32 furnizimi me energji elektrike nga NS 110/10 kV Prishtina 3 është stabilizuar”, thuhet në njoftim.