LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Maqedonia ka qëllim anëtarësimin në NATO dhe BE

Poposki: Maqedonia ka qëllim anëtarësimin në NATO dhe BE

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikola Poposki sot kishte takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në takim, siç kumtoi MPJ-ja, është bërë fjalë për procesin e integrimit euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë, progresin në reforma, me ç’rast është konfirmuar përkushtimi i fortë dhe gatishmëria e Republikë së Maqedonisë për hyrje në familjen Euro-atlantike.


Ministri Poposki ka theksuar se konsensusi politik dhe shoqëror për integrimin euro-atlantik të vendit është proces i vazhdueshëm.

“Anëtarësimi me të drejta të barabarta të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimi i progresit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, paraqesin qëllime strategjike dhe afatgjata të politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë,” ka theksuar ministri.

Takimi, siç është theksuar në kumtesë e MPJ, paraqet mundësi që në veçanti të theksohet reformat e brendshme të realizuara, kontributi në 14 vitet e fundit në kuadër të misionit në Afganistan ku Maqedonia është një nga kontributorët per capita më të mëdha, përkushtimi i fortë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe sigurimi i paqes dhe stabilitetit global, si dhe ndarja e përgjegjësive të përbashkëta me vendet anëtare në NATO.

Në atë kontekst, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime edhe për gjendjen e sigurisë në rajonin euro-atlantik, si dhe për rajonet që janë të ballafaquara me sfidat e sigurisë.

Kjo vizitë, e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s e Republikës së Maqedonisë, u realizua në periudhën para mbajtjes së Samitit të Aleancës së NATO-s (8-9 qershor të vitit 2016) në Varshavë, Poloni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori