LAJMI I FUNDIT:

Dy mungesa të mëdha në ndeshjen Itali-Spanjë

Dy mungesa të mëdha në ndeshjen Itali-Spanjë

Antonio Candreva dhe Cesc Fabregas të dy janë të lënduar dhe nuk dihet se a do të paraqiten në ndeshjen Itali-Spanjë.

Euro 2016 ka rezervuar një përballje të frikshme që në fazën e parë nokaut.

Candreva kishte pushuar në humbjen e Italisë prej 1-0 kundër Irlandës shkaku i një lëndimi.


Anësori i Lazios, kishte probleme me muskuj, por pushimi siç duket nuk iu ka mjaftuar.

Edhe Spanja është më probleme pasi Fabregas sot ka munguar në stërvitje pas një aksidenti në stërvitje me Alvaro Moratan. /Telegrafi/