LAJMI I FUNDIT:

Vijnë dhe reagimet e partive politike në Maqedoni pas largimit të Britanisë nga BE

Vijnë dhe reagimet e partive politike në Maqedoni pas largimit të Britanisë nga BE

Pas vendimit të djeshëm të britanikëve në referendum për largimin nga BE, kanë reaguar edhe partitë politike në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në OBRM-PDUKM kanë vlerësuar se pas këtij referendumi, Maqedonia humbi një mbështetës të madh në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.

“Është një vendim ekskluziv i shtetasve dhe taksapaguesve të Britanisë, i cili duhet respektuar dhe duhet të ju dëshirojmë sukses në rrugën që ata zgjodhën. BE-ja humbi një vend anëtar shumë të rëndësishëm, kurse Ballkani dhe Maqedonia humbën një vend që përkrahte pa rezervë procesin e zgjerimit”, komentojnë  nga OBRM-PDUKM.


Nga LSDM opozitare vlerësojnë se BE duhet të jetë rruga e vetme drejt së cilës duhet të ecë Maqedonia.

“Ndajmë shqetësimin i cili ekziston tek të gjitha vendet anëtare të BE-së pas referendumit në Britani. Në veçanti, Maqedonia humbi një nga shtetet të cilat ishin përkrahëse të fuqishme të zgjerimit. Si vend që kryesoi me BE-në, Britania fuqishëm ka përkrahur statusin e kandidatit për Maqedoninë”, thonë nga LSDM.

Për BDI, referendumi i djeshëm do të ketë pasoja për të gjitha vendet që aspirojnë aderimin në BE.

“Zgjerimi më nuk do të jetë prioritet i BE-së, por gjithsesi janë pozitive reagimet e para nga BE që thërrasin për unitet. Maqedonisë i mbetet të vazhdojë të punojë për aspiratat evropiane, derisa Bashkimi të vazhdojë të ekzistojë”, deklarojnë nga partia shqiptare në pushtet.

Për PDSh po ashtu rruga e vetme për Maqedoninë është ajo drejt BE-së.

“Rritjen e euro-skepticizmit mund ta shfrytëzojnë qarqe të ndryshme në vend, por jo edhe shqiptarët. Anëtarësimi në BE dhe në NATO janë çështjet primare për shqiptarët. Të tjerët mund të mendojnë alternativa të tjera, por pa shqiptarët”,- kanë vlerësuar nga PDSh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Kalo në kategori