LAJMI I FUNDIT:

Këto janë 10-të rekordet që janë thyer në Euro 2016 (Foto)

Këto janë 10-të rekordet që janë thyer në Euro 2016 (Foto)

Kampionati Evropian që po mbahet në Francë ka dhuruar shumë emocione në fazën e grupeve.

Në ndeshjet e para që janë luajtura nuk kanë munguar as rekordet, të cilët janë thyer nga lojtarët dhe Kombëtare të ndryshme.


Por, cilat janë ato rekorde që janë thyer deri tani në këtë fazë?

1.Petr Cech ka pësuar 21 gola në fazën e grupeve, duke kaluar rekordin e mëparshëm që e mbante Peter Schmeichel.

1.cech

2.Me vetëm 18 vjeç dhe 332 ditë, Emre Mor është lojtari më i ri që ka që ka asistuar për të shënuar një gol në Evropian, i treti në histori (pas Enzo Scifo në vitin 1984 dhe Wayne Rooney në vitin 2004).

2.mor

3.Humbja e vuajtur nga Alvaro Morata kundër Kroacisë është vetëm e dytë në karrierën e tij në ndeshjet që ka shënuar,e para është finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonën, sa ishte pjesë e Juventusit.

3.morata

4.Islanda është skuadra e parë që nga viti 1980, që ka përqindjen më të ulët të zotërimit të topit, me vetëm 27.8% në barazimin 1:1 kundër Portugalisë.

4.islanda

5.Spanja pëson humbjen e parë, duke marrë parasysh faktin që ka shënuar e para fillimisht.

5.spanja

6.Goli i dytë i Belgjikës kundër Irlandës arriti pas 28 pasimeve dhe kjo nuk ndodh që nga viti 1980.

6.belgjika

7.Gjermania ka pasur 79% të zotërimit të topit ndaj Irlandës së Veriut, që është  përqindja më e lartë në një ndeshje të vetme që nga viti 1980.

7.gjermania

8.Ukraina është Kombëtarja e parë që nuk shënon prej pesë ndeshjesh radhazi në një Kampionat Evropian.

8.ukraina

9.Me 37 vjeç dhe 61 ditë, Zoltan Gera u bë lojtari i dytë më i vjetër që ka shënuar gol në Evropian, pasi rekordi mbahet nga austriaku, Ivica Vastic, në vitin 2008, me 38 vjeç e 256 ditë).

9.gera

10.Gareth Bale është i pari lojtar pas Thomas Hassler në vitin 1992 që ka shënuar dy gola me goditje dënimi në një Kampionat Evropian.

10.bale