Në mbledhjen e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit një prej pikave më me prioritet ishte ndërmarrja Trepça dhe tenderi i hapur i prokurimit për Ofruesin e Shërbimeve Profesionale për studimin e fizibilitetit të Trepçës.
Në këtë mbledhje u raportua për një interesim të madh të kompanive dhe konzorciumeve ndërkombëtare për të marr pjesë në këtë proces, me ç‘rast 26 prej tyre kanë marr dosjen e tenderit deri më tani, përderisa 7 nga ato kanë dorëzuar ofertat. Kështu thuhet në komunikatën për medie të lëshuar nga AKP.
Në ndërkohë, Menaxhmenti ka formuar Komisionin për Vlerësim të Ofertave nga ekspert të brendshëm. Për të monitoruar procesin janë ftuar pjesëtarë të Shoqërisë Civile si dhe përfaqësues të Zyrave Diplomatike në vend.
“Ndër të tjera u diskutua gjerësisht mbi statusin e Trepçës, kornizën ligjore, operacionet ditore, të hyrat si dhe pagat dhe u vendos që Bordi i Drejtorëve së bashku me Menaxhmentin të bëjnë një vizitë, më 22 qershor 2016, në objektet dhe minierat e Trepçës”, thuhet në komunikatë.
Bordi ka diskutuar edhe për lirimin e aseteve, dhe ësh të vlerësua progresi i arritur, duke falënderuar veçanërisht Policinë e Kosovës për përkrahje. Sa u përket aseteve në veri te vendit, u raportua për progresin e konsiderueshëm të arritur. Deri më tani nëntë shfrytëzues të aseteve kanë hyrë në marrëveshje të qirasë, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e shfrytëzuesve të tjerë kanë shprehur gatishmërinë për të negociuar marrëveshjen.
Një prej pikave më të ndjeshme dhe komplekse që u diskutua në këtë mbledhje është edhe çështja e kërkesës së punëtorëve të NSH IMK Fabrika e Tubave, në Ferizaj. Bordi i Drejtorëve pas shumë diskutimeve dhe pas shqyrtimit të të gjitha çështjeve relevante u dakordua që: Organi kompetent për shqyrtimin dhe aprovimin e pagesës së kreditorëve sipas ligjit të AKP-së është Autoriteti i Likuidimit të Ndërmarrjes Shoqërore (NSH) Fabrika e Tubave, i cili me prioritet të lartë, siç kërkohet edhe me vendimet ligjore përkatëse, ka ve ndosur të zbatoj vendimet gjyqësore konform ligjit në fuqi dhe brenda fondit në dispozicion të NSH Fabrika e Tubave në likuidim.
Duke iu referuar vendimit nr. 102/2014 të datës 30 Prill 2014 të Qeverisë së Republikës të Kosovës, ky vendim nuk e liron Agjencinë nga përgjegjësia ligjore që sipas nenit 19.3.3 të ligjit të AKP-së të transferoj “fondet tepricë” Qeverisë së Kosovës, të cilat fonde tepricë trajtohen sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Se afatet e përcaktuara për pagesa në vendimin nr. 04-V-799 i datës 19 Mars 2014 i Kuvendit të Kosovës, për Autoritetin e Likuidimit nuk mund të realizohen për shkak të procedurave gjyqësore të shqyrtimit të ankesave në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Agjencia do të kërkoj nga Dhoma e Posaçme që të trajtoj me prioritet ankesat e parashtruara në procedurën e likuidimit të Fabrikës së Tubave.
Bordi i Drejtorëve unanimisht aprovoi 1 4 Raporte të përkohshme të shpërndarjes të Ndërmarrjeve Shoqërore, ndërsa vlera e mjeteve që do të shpërndahen tek kreditoret është €1,613,553.20.
Veç kësaj, Bordi i Drejtorëve gjithashtu miratoi raportin e Komisionit për shitjen e 31 banesave të Ndërmarrjeve Shoqërore.
Bordi po ashtu vendosi për fillimin e auditimit të ndërmarrjeve të privatizuara me kushte: Fabrika e Amortizatorëve, FBI Trepça dhe Spitali Special për rehabilitim – Banja e Pejës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s’keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh
Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë
Ha shëndetshëm dhe shijshëm me fritezën me Ajër Hisense
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC
Bachelorette Night në Gold Class në Cinestar Megaplex!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen