LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq kërkon nga Brukseli të bëjë më shumë për raportet Kosovë-Serbi

Gjuriq kërkon nga Brukseli të bëjë më shumë për raportet Kosovë-Serbi

Në vitin 2013, Beogradi dhe Prishtina nënshkruan të ashtuquajturën “Marrëveshjen e Brukselit” për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Pas tri viteve, situata vështirë se ka ndryshuar, e terë kjo për shkak të refuzimit të liderëve kosovarë për të zbatuar dispozitat e saj, kështu ka thënë për Radio Sputnik, Marko Gjuriq, shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Retorika agresive dhe shpesh herë haptas kundër serbëve e elitës shqiptare në Prishtinë është duke krijuar një atmosferë politike negative të dëmshme për tentimin tonë për t’i normalizuar marrëdhëniet në mes vete. Serbia është duke punuar fort për ta bërë realitet këtë, por druhem se dështimi për ta zbatuar marrëveshjen, si dhe shpesh retorika shoviniste e Prishtinës janë duke e vënë në litar të ardhmen e këtij dialogu”, tha Gjuriq për Radio Sputnik, përcjell Gazeta Express.

Ai shtoi se duke dhënë premtime boshe për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin, Prishtina vë në pikëpyetje të drejtat themelore të Kosovës.


“Kjo do të thotë se disa liderë shqiptarë në Kosovë kërkojnë të ketë bisedime si një vazhdimësi e luftës me mjete të ndryshme. Ky është një mentalitet lufte i cili duhet të harrohet sa më shpjet që është e mundur,” shtoi ai.

Ai bëri thirrje që BE të bëjë më shumë për raportet Kosovë-Serbi.

“Sa i përket BE-së, ajo duhet të bëjë më shumë se thjesht të ofrojë objekte për mbajtjen e bisedimeve, dhe së qenët dëshmitar i heshtur i tyre. BE ka marrë përgjegjësi për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe interpretimin e tyre të paanshëm”, tha Gjuriq.

Ai tha se Serbia pret interpretim të paanshëm të marrëveshjeve të Brukselit edhe pse shumica e vendeve të BE-së e kanë njohur Kosovën.

“Edhe pse shumica e vendeve të BE-së e kanë njohur Kosovën, ne presim një interpretim të paanshëm të këtyre marrëveshjeve si dhe mungesë të tentimeve për ta përdorur këtë dialog si një instrument për arritjen e fundeve të tyre gjeografike me anë të bërjes presion ndaj Serbisë”, përfundoi Gjuriq.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori