Velinoska: Gruevski përgatitet të largohet nga pozita e liderit të OBRM-PDUKM
„…OBRM-PDUKM tashmë një kohë të gjatë nuk tregon shenja të gjallërisë së plotë. Kryeplaku partiak (Nikola Gruevski), padyshim në stilin e tij, në mënyrë jo transparente në etapa po distancohet nga pozita udhëheqëse. Sipas të gjithë shenjave të deritanishme, po pëtgatitet për tu larguar nga pozicioni lider i partisë”, shkruan Mirka Velinova, në tekstin e saj autorial nën titullin „Vallë OBRM-PDUKM do të udhëheq me shtetin ose do të shkojë në opozitë“, të publikuar në Dnevnik, transmeton Telegrafi Maqedoni“.
Velinoska thotë që dorëheqja e Gruevskit nga funksioni i kryeministrit është akorduar në Strasburg para arritjes së “Kapitullimit në Përzhino”.
„(Ai) punon në terren si aktivist përgjegjës për punë komunale. Nuk ka më asnjë shenjë të angazhimit të një burë shteti“, thuhet në shkrimin e Velinovskës, e cila në mënyrë kritike sjell konkluzion se „sipas asaj se si kjo parti (OBRM-PDUKM) e “udhëheq” politikën në mes të prezervativ-revolucionit, sipas gjitha gjasash duket se përgatitet të shkojë në opozitë nën trysni të ShBA. Kjo po nga ana tjetër mund të thotë që ose OBRM-PDUKM nuk ka ndër mend të jetë pjesëmarrëse në ngjarje dramatike pas rezultateve të kurdisura zgjedhore, si për shembull, heqja e emrit të shtetit, ndërhyrje e huaj ushtarake dhe instalim i huntës LSD-UÇK, dhe se me ose pa Nikola Gruevskin, OBRM-PDUKM dhe populli i cili e mbështet do të organizojnë një LNÇ“.
Velinoska thekson se në rrjedhë e sipër është freskimi i partisë në pushtet sepse politika partiake qenka bërë „e mërzitshme, e njëtrajtshme dhe e konservuar“.
„Vetëm që neve askush nuk na nderoi të na tregojë. Për shembull, përse është pajtuar Nikola Gruevski për një gjë të tillë dhe atë pas shpinës së votuesve të cilët ia kanë dhënë besimin të udhëheq me shtetin? Ja, tani është në rrjedhë e sipër edhe “freskimi” i kuadrove partiake (të qeverisë) , por ama nuk ka as edhe një fjalë për atë nëse OBRM-PDUKM do ta freskojë edhe politikën e saj partiake e cila është bërë e mërzitshme dhe njëtrajtësisht konservatore “.
Përndryshe tezat që i shpreh Velinoska në shkrimin e saj autorial korrespondojnë në masë të madhe me deklaratat e fundit të Gruevskit. Neve na mbetet të presim dhe të shohin cilat nga këto teza do të dalin të vërteta./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj