LAJMI I FUNDIT:

Burgoset e pastaj lirohet aktivisti i Revolucionit Laraman (Foto/Video)

Burgoset e pastaj lirohet aktivisti i Revolucionit Laraman (Foto/Video)

Edhe pse një ndër kërkesat e Revolucionit Laraman ishte ndalimi i arrestimeve nga shteti të aktivistëve të tyre, policia mbrëmë ka arrestuar aktivistin Pavle Bogoevski, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bogoevski dhe aktivistë tjerë të Revolucionit Laraman mbrëmë gjatë kremtimit të 26 vjetorit të OBRM-PDUKM-së ka tentuar të shpalos një transparent me mesazhet e tyre. Nuk patën sukses pasi i ndaloi policia, e cila burgosi edhe njërin nga aktivistë, Pavle Bogoevski.

Pavle Bogoevski


Policia pas marjes në pyetje e ka liruar Pavle Bogoevskin dhe i ka shqiptuar padi për kundërvajtje./Telegrafi/