LAJMI I FUNDIT:

Portieri austriak i pakalueshëm për Ronaldon, tjetër barazim i Portugalisë (Video)

Portieri austriak i pakalueshëm për Ronaldon, tjetër barazim i Portugalisë (Video)

Portugalia nuk ka arritur ta mposhtë Austrinë në xhiron e dytë në kuadër të Grupit F, edhe pse pati shanse të shumta për të triumfuar.

Përkundër krijimit të disa rasteve në fraksionin e parë, portugezët nuk arritën ta zhbllokonin rezultatin. Ata ishin të frustruar nga kundërshtari.

roo1


Në fillim, një rast të mirë e patën austriakët, por në vazhdim, Nani dhe pastaj Ronaldo nuk arritën që të tregoheshin të saktë.

Rastet e Cristianos vazhduan edhe në gjysmën e dytë, mirëpo Robert Almer u bë i pakalueshëm për të. As goditjet me këmbë e as me kokë nuk ishin të depërtueshme në rrjetin e portierit austriak.

roo

Në vazhdim, 31-vjeçari ia doli të nxirrte një penalti, mirëpo kjo nuk ishte mbrëmja e tij, pasi goditja nga pika e bardhë u përplas në shtyllë (79’).

Në një moment, Ronaldo filloi të gëzohej, pasi goditja e tij me kokë më në fund përfundoi në rrjet, mirëpo goli u anulua pasi ishte në pozitë jashtë loje.

Me këtë barazim, Portugalia i ka prishur punë vetes, pasi duhet të fitojë ndaj Hungarisë në xhiron e fundit për t’u kualifikuar. Ndërkohë që edhe Austria do ta kërkojë kualifikimin, pasi me fitore ndaj Islandës mund të shpresojë për të vazhduar tutje. /Telegrafi/