LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: Të zgjidhet çështja e 22 policëve shqiptarë

“Në kohën kur Maqedonia është bërë atdhe i diskriminimit të shqiptarëve dhe nuk është habi që kjo po shprehet edhe në sektorin e punëve të brendshme. Këtë e dëshmon më së miri konkursi i fundit i hapur nga MPB-ja, ku edhe – përkundër faktit që 22 policët shqiptar i përfunduan të gjitha trajnimet e nevojshme – ata në fund u lanë rrugëve, ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme nga radhët e BDI-së, Agim Nuhiu vazhdon të heshtë”, kanë reaguar nga Lëvizja Besa, përmes një komunikate për media, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Kapaku i kësaj teme ishte kur më 19 maj MPB-ja ua dha vendimet 400 policëve të pranuar, por jo edhe policëve shqiptarë. Ata më shumë se një muaj po mbahen me premtime nga MPB-ja, se do të merren në konsideratë, po ashtu si shumë premtime të BDI-së, që i ka marrë era të nesërmen dhe ata pasnesër nuk janë skuqur pse kanë mashtruar, edhe ky premtim nuk dha ndonjë rezultat.

Për këtë arsye Departamenti i Punëve të Brendshme i Lëvizjes BESA kërkon nga MPB-ja që sa më shpejt të zgjidhet çështja e 34 kadetëve prej të cilëve janë 22 shqiptarë, ndërsa ritheksojmë se BESA mendon se Ministria e Punëve të Brendshme detyrimisht duhet të ridefinohet se sigurinë e kujt e garanton kjo ministri dhe mbi çfarë baza ajo e bën përzgjedhjen e kuadrove. Fjala bie, cila është arsyeja që shqiptari i Maqedonisë të mos mund të jetë ministër i Punëve të Brendshme ose shef i ndonjë sektori të shërbimeve të kësaj ministrie? Në të vërtetë, nëse ky shtet dhe bashkësia më e madhe etnike në të dëshiron ta ndërtojë të ardhmen bashkë me shqiptarët, kjo nënkupton se detyrimisht duhet t’i hapë dyert e këtij sektori edhe për ne. Në të kundërtën i detyron shqiptarët që policinë e këtij vendi ta ndjejnë si të huaj”, thuhet në reagimin me shkrim të kësaj lëvizjeje./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori