LAJMI I FUNDIT:

Mourinho dëshiron Draxlerin

Mourinho dëshiron Draxlerin

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka vendosur objektivat e tij në sulmuesin e Wolfsburg, Julian Draxler.

Sipas Bild, sulmuesi gjerman është një nga kërkesat kryesore të trajnerit portugez në afatin kalimtar veror.


Megjithatë, klubi gjerman janë të vendosur për të kërkuar një tarifë të konsiderueshme, pasi vetë ata kanë paguar plot 25.5 milionë funte për 22-vjeçarin vetëm një vit më parë nga Schalke.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Ish-mesfushori Schalke ka pasur një sezon debutues zhgënjyes në Volskwagen Arena, dhe është në kërkim të rifuqizimit të karrierës së tij diku tjetër.

Për gjermanin interesim ka shprehur edhe skuadra italiane, Juventus. /Telegrafi/