LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje e zëshme në Kuvend (Video)

Vetëvendosje e zëshme në Kuvend (Video)

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk iu nënshtruan kontrollit të zakonshëm para se te futen në seancën e sotme plenare.

Kjo gjë nuk iu bë as deputetëve të pozitës veç se në sallë të gjithë deputetëve iu ra të presin goxha gjatë pasi që seanca nuk po fillonte.


Këtë kohë Adem Salihaj, e shfrytëzoi për t’ia hedhur një sy librit të Zejnullah Grudës, të cilën dy partitë opozitare AAK e Nisma, ua kanë dërguar të gjithë deputetëve.

E kur seanca filloi debatet e ashpra mes Vetëvendosjes e partive në pushtet nuk munguan, njofton Klan Kosova.

Glauk Konjufca, tregoi një foto ku kryetari i komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiq, është duke shtënë me revole në veri të Mitrovicës.

Albulena Haxhiu e Vetëvendosjes është shprehur se krimin nuk ka kush ta luftojë e kjo nxiti reagimin e deputetit Ilmi Reçica nga PDK, që ditë më pari ishte parë në një foto me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.