Efektet pozitive të dygjuhësisë janë të dukshme që më përpara. Sipas një studimi të ri të Universitetit të Washingtonit, të mirat e të njohurit të dy gjuhëve shikohen që kur je 11 muajsh, përpara se fëmija të nisë që të flasë
Në moshë të rritur, të njohësh shumë gjuhë është një avantazh i madh edhe për kapacitetin krijues dhe analizues të trurit. Kur je bilingual, ke mundësinë që të mendosh jashtë skemave të zakonshme dhe ta marrësh veten më lehtë nga dëmtime të mundshme cerebrale. Por efektet pozitive të dygjuhësisë janë të dukshme që më përpara.
Sipas një studimi të ri të Universitetit të Uashingtonit, të mirat e të njohurit të dy gjuhëve shikohen qëkur je 11 muajsh, përpara se fëmija të nisë që të flasë, e kjo nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin e gjuhës.
Më selektivë
Normalisht, pak më përpara se fëmijët të mbushin një vjeç e të nisin që të flasin, mënyra e të përpunuarit të tingujve ndryshon. Në këtë pikë do të dalin në pah të mirat që foshnja të ekspozohet me më shumë se një gjuhë.
Rreth moshës 11-mujore, ai/ajo foshnjë që rritet duke dëgjuar vetëm një idiomë humbet aftësinë që të diferencojë, (pra që të përpunojë si tinguj gjuhësorë, të ndryshëm nga zhurma e ambientit), termat e gjuhës së huaj. Një aftësi të tillë ai e kishte ende kur ishte gjashtë muaj.
Si sfungjerë
Ky shtrëngim nuk ndodh te fëmijët bilingualë. Truri i tyre qëndron i hapur sa u përket tingujve të huaj për një kohë më të gjatë, një provë e përshtatjes së madhe që do t’i japë përfitime jo vetëm gjuhës, por edhe aftësive të tjera konjitive.
Të dhënat e publikuara në “Developmental Science” bazohen në vëzhgimin e 16 fëmijëve të moshës 11-mujore, ku 8 prej të cilëve të ekspozuar vetëm në gjuhën angleze e 8 të tjerë të cilët vijnë nga familje anglo-hispanike.
Punë e dyfishtë
Kërkuesit matën me një teknikë të quajtur magnetografi aktivitetin cerebral të fëmijëve, të cilët dëgjuan 18 minuta tinguj të gjuhës angleze, spanjolle, si edhe të të dyja idiomave bashkë.
Fëmijët që dëgjuan të dyja gjuhët treguan një aktivitet neutral intensiv në përgjigje të të dy tipave të tingujve, shenjë kjo që ata po përpunonin të dyja gjuhët.
Asnjë vonesë
Njëgjuhëshit dhanë rezultate të ndjeshme vetëm në anglisht dhe jo në mënyrë më të spikatur sesa kolegët.
Prova që ngarkesa konjitive që të mund të mësosh më shumë se një gjuhë nuk ngadalëson zhvillimin linguistik të fëmijës, ashtu siç edhe shumë prindër kanë frikë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë janë "puçrrat e seksit" në fytyrë? Pse ndodhin shpërthimet e akneve?
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Si të zgjidhni pallton dhe xhaketën perfekte për këtë sezon?
Rikthehet trendi i viteve 90-ta, jeleku triko po vishet nga yje sikurse Jennifer Lopez, Billie Eilish dhe Sabrina Carpenter
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Si të thuash: "Nuk të dua më..."
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët