LAJMI I FUNDIT:

Zvicra favorite – Por, asnjëherë s’ka fituar ndeshjen e parë në evropian

Zvicra favorite – Por, asnjëherë s’ka fituar ndeshjen e parë në evropian

Shqipëria shihet si skuadra më pak pretendente për këtë kompeticion. Jo vetëm për fitimin e trofeut, por edhe për shanset për t’u kualifikuar përtej fazës së grupeve.

Mirepo në këtë përballje, ka një detaj interesant që është fakt në favor të Shqipërisë. Zvicra nuk e ka fituar asnjëherë ndeshjen e parë në pjesëmarrjet në Europian.

Një e dhënë interesante dhe domethënëse për ekipin helvet. Është një skuadër që nuk e ka kaluar asnjë herë fazën e grupeve në katër pjesëmarrje në finalet e një kompeticioni si Europiani.

Për fat të keq, u ka shënuar gjithmonë kuqezinjve në të gjashtë përballjet e zhvilluara mes këtyre dy ekipeve. Përballjet direkte Momenti i shumëpritur për të gjithë shqiptarët tashmë ka mbërritur. Mesditën e kësaj të shtune në stadiumin e Lens, kuqezinjtë e De Biazit do të bëjnë debutimin e tyre historik në një kampionat Europian.


Dëshira për ta nisur me një rezultat pozitiv Europianin francez në kampin e Kombëtares shqiptare është e madhe, por përballë një përfaqësueseje si Zvicra kuqezinjtë nuk do të kenë një mision të thjeshtë.

Helvetët gjithmonë kanë ditur të marrin maksimumin në sfidat që kanë zhvilluar ndaj Shqipërisë dhe statistikat flasin tërësisht në favor të tyre. 6 herë janë përballuar mes tyre në të kaluarën kombëtarja kuqezi dhe Zvicra, teksa 5 sfida janë fituar nga helvetët dhe vetëm 1 ka përfunduar në barazim.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori