LAJMI I FUNDIT:

Kështu kanë ndryshuar Shqipëria dhe Zvicra që nga përballja e fundit

Kështu kanë ndryshuar Shqipëria dhe Zvicra që nga përballja e fundit

Të shtunën në ora 15:00 për futbollin shqiptar nis një epokë e re, ky është Evropiani ynë si do që të shkojë.

Shorti na vuri në Grupin A përballë Francez, Rumanisë e Zvicrës, me këtë të fundit luajmë ndeshjen e parë.

Herën e fundit kur jemi përballur me “helvetikët” ishte viti tetori i vitit 2013, luanim ndeshjen e dytë të kualifikueseve për Botërorin e Brazilit në “Qemal Stafa”. Ashtu siç kishte ndodhur në ndeshjen e parë të atyre kualifikueseve në Zvicër ku humbëm 2-0, edhe në Tiranë provuam shijen e hidhur të humbjes 2-1.


Por, sa ka ndryshuar kombëtarja jonë që nga ajo ndeshje? Në të vërtetë ndryshimet janë të dukshme. Mesfusha është reparti që pothuajse ka një fytyrë të re, ndërsa në total ka pesë ndryshime nga ai formacion me atë që pritet të luajë kombëtarja të shtunën.

Më 11 tetor 2013 në “Qemal Stafa” De Biasi do të hidhte në fushë këtë formacion: Berisha; Lila, Cana, Mavraj, Agolli; Gashi, Bulku, Rama, Kaçe, Abrashi; Salihi.

shqipnia 8

Ndërkohë që Odise Roshi pritet të jetë titullar në sfidën e parë të Shqipërisë në Evropian, gjithashtu do të ketë ndryshime në krahun e djathtë të mbrojtjes, pozicion ky që i takon Elseid Hysajt, po ashtu në mesfushë pritet të jenë Blerim Kukeli e Taulant Xhaka, ndërsa në sulm njëri mes Sokol Cikalleshit dhe Armando Sadikut.

Ndryshimet më të mëdha ka nga ndeshja e parë në shtator të vitit 2012, atëherë kur në formacion ishte Saimir Ujkani, Armend Dallku, Alban Meha, Emiljano Vila dhe Erion Bogdani.

Edhe Zvicra ka pësuar ndryshime nga sfida e fundit me Shqipërinë. Përpos trajnerit, Zvicra ka edhe pesë ndryshime në formacion nga ai i tetorit të 2013-s me atë që pritet të luajë të shtunën.

Formacioni i Zvicrës më 11 tetor 2013 në “Qemal Stafa”: Benaglio; Lang, Schar, Von Bergen, Rodriguez; Inler, Behrami; Shaqiri, Xhaka, Stocker; Seferovic.

Ndërsa në ndeshjen e parë të Evropianit të Francës, Petkovic pritet të hedhë në fushë këtë 11-she: Sommer; Lichtsteiner, Djourou, Schar, Rodriguez; Behrami, Xhaka, Dzemaili; Shaqiri, Seferovic, Mehmedi.

Në trend Sport

Më shumë
KH Rahoveci përballë ekipit rumun CS Minaur Baia Mare, këtu mund ta ndiqni ndeshjen

KH Rahoveci përballë ekipit rumun CS Minaur Baia Mare, këtu mund ta ndiqni ndeshjen

Hendboll
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur tek Liverpooli

Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur tek Liverpooli

Premier League
Kalo në kategori