LAJMI I FUNDIT:

Interi afër sulmuesit kolumbian

Interi afër sulmuesit kolumbian
Colombia's Atletico Nacional player Marlos Moreno (C) celebrates with teammates after scoring a goal against Peru's Sporting Cristal during the Copa Libertadores 2016 group 4 football match at Atanasio Girardot stadium in Medellin, Antioquia department, Colombia on March 1, 2016. AFP PHOTO/Raul ARBOLEDA / AFP / RAUL ARBOLEDA (Photo credit should read RAUL ARBOLEDA/AFP/Getty Images)

Skuadra italiane është shumë afër kompletimit të transferimit me sulmuesin e talentuar kolumbian, Marlos Moreno.

Lajmet e fundit për transferimin e 19-vjeçarit të Atletico Nacional tek Interi, vijnë nga Kolumbia, me gazetarin e njohur sportiv, Steve Arce, i cili ka intervistuar babin e futbollistit.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet


“Kemi marrë informacione se skuadra e re e Marlos Morenos është Inter. Te shohim çfarë do të ndodhë”, shkroi Arce në Twitter.

“Djali im nuk do të shkoj në Portugali, por në një kampionat shumë më të fortë dhe në njërën nga skuadrat më të mëdha në botë. Kemi pritur shumë, sepse Marlos ka të gjitha predispozitat me këtë klub”, i ka thënë babai i talentit kolumbian. /Telegrafi/