LAJMI I FUNDIT:

Rrjetet sociale, “epidemia” e vetmisë

Rrjetet sociale, “epidemia” e vetmisë

Përdorimi i rrjeteve sociale është një ndër aktivitetet më të përhapura dhe më të përdorura nga njerëzit në mbarë botën, e kryesisht nga të rinjtë.

Përdorimi i tyre sa vjen dhe rritet dita-ditës dhe shpesh herë duke zëvendësuar, jetën reale me atë virtuale.

Pavarësisht faktit se numri i miqve në rrjetet sociale mund të jetë 700 ose më tepër, këto nuk janë tjetër përveçse miq virtualë, ndërsa njerëzit sa vijnë dhe ndihen gjithnjë e më të vetmuar.


Një studim i fundit i kryer nga Robin Dunbar, profesor i Psikologjisë Evolucionare në Universitetin e Oksfordit, ka zbuluar se një person ka mesatarisht rreth 150 miq në Facebook, por vetëm rreth 14 prej tyre do të shprehin shqetësimin në qoftë se atij mund t’i ndodhë diçka e keqe.

Sipas studimit Facebook dhe Twitter mund të na bëjë të ndihemi sikur jemi të shoqëruar, kur në fakt nuk jemi aspak, shkruan tvklan. Një tjetër studim i kryer në vitin 2010 nga Fondacioni i Shëndetit Mendor, ka zbuluar se personat nga mosha 18 deri në 35 vjeç kanë më shumë gjasa të ndihen të vetmuar se sa personat mbi 55 vjeç.

Në kushtet e mediave sociale, ka studime të cilat tregojnë se si lidhjet që ne kemi krijuar përmes ekraneve tona nuk janë formësuar aq sa ne mendojmë se janë.

Ndërsa ne mendojmë se këto mund të na bëjnë më të lidhur, në fakt ndodh e kundërta, ato na bëjnë të ndihemi më të vetmuar.

Në vitin 2015, Zyra e Statistikave Kombëtare zbuloi se Britania do të jetë kryeqyteti me vetminë më të madhe në Evropë.

Por “epidemia” e vetmisë është më shqetësuese atëherë kur për shkak të saj lindin mjaft sëmundje, si depresioni apo sëmundjet e zemrës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori