LAJMI I FUNDIT:

Shikoni dasmën super-luksoze të djalit të miliarderit armen (Video)

Shikoni dasmën super-luksoze të djalit të miliarderit armen (Video)

Në Moskë të Rusisë, është zhvilluar një ceremoni martesore, që nuk është parë më herët.

Sergis Karapetyan dhe Salome Kintsurashvili, i kanë dhënë fund beqarisë, në një dasmë ku janë shpenzuar afro tre milionë euro, përcjell Telegrafi.

Dhëndri 23-vjeçar me origjinë nga Armenia, dhe nusja tij dy vjet më e vjetër, e cila vjen nga Gjeorgjia, e kanë prerë tortën gjigante të martesës, ndërsa në sfond këndonte grupi Marron 5.


Familjarët dhe miqtë e shumtë, janë akomoduar në hotele luksoze kurse ceremonia ka zënë vend në restorantin Safisa, që ishte mbuluar me lule të freskëta, shandanë të praruar me arë dhe tavolina të shtruara me mbulesa mëndafshi.

Pos dy fustaneve të bardha, nusja ka veshur edhe një tjetër, kur së bashku me burrin kanë vallëzuar në ritmet tradicionale armene, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Sergis është i biri i miliarderit Samvel Karapetyan, i cili sipas Forbs, zë vendin e 28 në mesin e njerëzve më të pasur në Rusi. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=9uNMuL8-lCg