LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Hillary Clinton e shpalli vetveten të nominuar të demokratëve

SHBA: Hillary Clinton e shpalli vetveten të nominuar të demokratëve

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, mbrëmë vonë e ka shpallur vetveten të nominuar të Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, ndërsa presidenti, Barack Obama, e ka uruar atë për nominim.

Pasi i falënderoi mbështetësit duke thënë se i mundësuan “të arritur të madhe”, ajo theksoi se “për të parën herë në historinë e shtetit tonë një femër do të jetë e nominuar e partisë”.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti, Barack Obama, e ka thirr zonjën Clinton për t’i uruar sigurimin e “delegatëve të domosdoshëm për fitimin” e nominimit të Partisë Demokratike.


Obama, po ashtu, e ka thirr edhe kandidatin tjetër për nominim, Bernie Sanders, i cili nuk e ka pranuar disfatën.

Pritet që nesër presidenti Obama të takohet me zotin Sandrers.

Komentet e zonjës Clinton, 68 vjeçare, u bënë pak kohë pasi ajo fitoi kundër Sandersit në zgjedhjet partiake në Nju Xherzi, duke e shtuar epërsinë e saj në garën e demokratëve për nominim presidencial.

Zgjedhje partiake janë mbajtur mbrëmë edhe në 5 shtete të tjera, por rezultatet ende po numërohen.

Në garën republikane nominimin tashmë e ka siguruar Donald Trump, i cili ka fituar në pothuajse të gjitha shtetet ku mbrëmë vonë përfunduan votimet partiake të Partisë Republikane. /REL/