LAJMI I FUNDIT:

Lëshuesi me ‘kostumin me krahë’ përjetoi një befasi shumë të këndshme (Video)

Lëshuesi me ‘kostumin me krahë’ përjetoi një befasi shumë të këndshme (Video)

Një lëshues nga Sierra Nevada e Kalifornisë, ka bërë fluturim së bashku me një skifter shtegtar.

Shpendi i shpejtë, ka shkuar sipër Brendan Weinstein në momentin kur ai ishte duke lëvizur në ajër, përcjell Telegrafi.

Në videon e xhiruar nga kamera e vendosur në shpinë të tij, e tregon skifterin që afrohet dhe shikon objektin që ka përpara.


Këtë moment ai e ka përjetuar, pasi ka zbritur në tokë dhe i ka shikuar pamjet që ka kapur kamera të peizazhit ku është lëshuar.

“Mendova se së bashku me mua, është lëshuar edhe ndonjë njeri tjetër me kostumin me krahë. Nuk e kisha idenë se kam fluturuar së bashku me një zog”, ka shkruar ai në videon e plasuar në rrjete sociale. /Telegrafi/