LAJMI I FUNDIT:

Majmuni hajdut, vjedh para nga dyqani i bizhuterive (Video)

Majmuni hajdut, vjedh para nga dyqani i bizhuterive (Video)

Një majmun ka hyrë brenda një dyqani bizhuterish në Andhra Pradesh të Indisë dhe ka vjedhur 10 mijë Rupi ose 150 dollarë.

Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit dhe videoja ku duket momenti i grabitjes është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Fillimisht punonjësi i dyqanit i ka ofruar një frut majmunit, i cili ishte ulur jashtë dyqanit. Pas kësaj, majmuni ka shtyrë derën dhe është drejtuar për të kasa e banakut, ku gjendeshin edhe paratë.


Fillimisht, majmuni u ul në karrige, por më pas i tërhoqën vëmendjen monedhat në kasë dhe rrëmbeu 150 dollarë.

Pronari i dyqanit tha se është hera e dytë që majmuni vinte në dyqan, por herën e parë nuk kishte mundur të hynte brenda tij.