LAJMI I FUNDIT:

Bënte seks gjatë gjithë shtatzënisë, ja çfarë i ndodh gjatë lindjes (+18)

Bënte seks gjatë gjithë shtatzënisë, ja çfarë i ndodh gjatë lindjes (+18)

Orgazma më e mirë e jetës sime? E kisha gjatë lindjes së djalin tim”. Fjalët e Sangeeta Freeman, nga Totnes, Devon, pretendojnë se është tronditur nga “maja e kënaqësisë” në momentet kur në jetë po sillte foshnjën e saj.

Shumica e grave tregojnë histori me dhimbje torturuese gjatë lindjes, por Sangeeta pretendon se ka përjetuar atë që ajo e quan orgazma e lindjes.

“Gjatë kontraktimeve, unë isha duke menduar ‘Unë uroj që ky moment nuk do të përfundojë’ dhe do të ishte e mrekullueshme nëse do të vazhdonte edhe më gjatë”, tha gruaja e intervistuar nga the Sun.


Përvoja e Sangeetas, e cila ka fëmijën e saj tani 16 vjeç, ishte një pikë fillimi për shumë libra dhe studime shkencore në lidhje me këtë lloj eksperience.

Sot Sangeeta, e cila është 42 vjeçe, kujton se e ka jetuar këtë ngjarje si “një moment shumë të largët, më e mira orgazëm që kam pasur ndonjëherë”.

Ajo tregon se ka kryer marrëdhënie seksuale me burrin e saj gjatë gjithë periudhës së saj të shtatzënisë, çdo herë që ai kthehej nga puna.

Pas gati tre orësh në spital, nëna e ardhshme tregon se filloi të ndjente majat më të larta të kënaqësisë, raporton Noa.

“Ishte e dhimbshme, por në të njëjtën kohë ishte një ndjenjë krejtësisht sensuale. Mbaj mend se kam filluar duke bërtitur. Po, po, ishte një ndjenjë thellësisht e rëndësishme, shumë më e këndshme se vetë orgazma”, thotë Sangeeta.

Në fakt, orgazma e femrës gjatë lindjes është shumë më e zakonshme se sa shumica e njerëzve e mendojnë.

Ekspertët e quajtën atë orgazma e lindjes ose ekstazë.

Ato përbëjnë 0.3 për qind të të gjitha lindjeve, një shkallë jo e madhe, por sigurisht e rëndësishme.

U zbulua në 2013 nga studiuesi francez Thierry Postel, i cili analizoi sjelljen e 206 mijë grave. Megjithatë, nuk është e qartë se pse kjo ndodh për disa nëna të reja dhe jo te të tjerat.