LAJMI I FUNDIT:

Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë: Shikoni reagimin e pasanikut të cilin e braktis gruaja (Foto)

Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë: Shikoni reagimin e pasanikut të cilin e braktis gruaja (Foto)

Në Guangzhou të Kinës, është kapur momenti kur një burrë gjunjëzohet para gruas duke iu përgjëruar që ta falë.

Çifti bashkëshortor kanë qëndruar para një shtëpie, ndërsa në afërsi digjeshin disa çanta, transmeton Telegrafi.

Gjunjezimi 2


Fotografitë që janë përhapur me shpejtësi në rrjete sociale, janë përshkruar në mënyra të ndryshme, derisa është publikuar një shkrim në njërën nga mediet.

Sipas raportit të 163.com, burri që shihet në këto fotografi është njeri shumë i pasur, i cili kërkonte nga gruaja tij shumë vite më e re që t’i bindej rregullave strikte që i vendoste ai.

Gjunjezimi 3

Në mënyrë që t’i kundërshtojë vendimet e tij, ajo i ka vënë flakën disa gjërave luksoze dhe ka dashur të largohet nga shtëpia, por ai i ka rënë në gjunjë dhe është përgjëruar për një shans të dytë.

Nuk bëhet i ditur identiteti i protagonistëve, apo si ka vazhduar jeta e tyre.

Gjunjezimi 4

“Kjo tregon më së miri, se paratë nuk mund ta blejnë lumturinë”, është një nga komentet e shumta lidhur me ngjarjen. /Telegrafi/