LAJMI I FUNDIT:

Mashkulli i parë që lindi fëmijë: Dua të kem fëmijë të tjerë! (Video)

Mashkulli i parë që lindi fëmijë: Dua të kem fëmijë të tjerë! (Video)

Lajmi për lindjen e një fëmije nga një mashkull bëri xhiron e botës në vitin 2008. Nëse ju kujtohet bëhet fjalë për Thomas Beatie i cili solli në jetë një vajzë. Ai është një transeksual, dikur femër, që vendosi të mbajë organet riprodhuese edhe pse vendosi të kalojë pjesën tjetër të jetës si mashkull. Ai ka nisur trajtimet hormonale që në moshën 23-vjeçare.

Beatie ka realizuar ceremoninë martesore me bashkëshorten e tij të dytë e cila quhet Amber Nichols. Ceremonia martesore është zhvilluar në Phonix, në Arizona të SHBA-ve, ku ka qenë pjesmarrëse dhe vajza e tij Suzan e cila sot është tetëvjeçare.

Suzan erdhi në jetë kur ishte me bashkëshorten e parë, Nancy. Së fundmi, ai është shprehur se dëshiron të ketë fëmijë të tjerë, pasi shtatzënia është një ndjesi e papërshkrueshme. /revistawho/