LAJMI I FUNDIT:

Gjykata vendos për dënimin e Çaushit dhe vëllaun e tij

Gjykata vendos për dënimin e Çaushit dhe vëllaun e tij

Zahir Beqiri-Çaush sot është gjykuar me 2.5 vite burg dhe dënim me para prej 123 mijë denarë, kurse vëllau i tij Imeri 1 vit burg dhe 61.500 denarë për rastin ‘Falsifikime të letërnjoftimeve’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjykata penale e Shkupit, sot në ora 09:30 solli vendimin përfundimtar, për Zahir Beqiri-Çaushi.

Prokurorja Natasha Goçovska në fjalët e djeshme përmbyllëse tha se dëshmitarët dhe personat ekspertë si dhe provat e qarta janë konfirmuar për të cilët ngarkohen të akuzuarit.


Çaushi në fjalët e tij të fundit në seancën gjyqësore poashtu të fundit, tha se nuk ndjehet fajtor.