LAJMI I FUNDIT:

Zanetti konfirmon transferimin e Banegas në Inter

Zanetti konfirmon transferimin e Banegas në Inter

Legjenda e Interit, Javier Zanetti ka thënë se nerazzurët kanë siguruar shërbimet e mesfushorit të Sevillës, Ever Banega.

Banega qe një kohë të gjatë ka qenë i lidhur me një kalim tek Interi, transmeton Koha.net. Interi insiston se ka siguruar shërbimet e argjentinasit me parametra zero.


Por, Sevilla thotë se lojtarit i është vazhduar kontrata menjëherë pas paraqitjes kundër Villarrealit në mars. Kampioni i Europa Ligës insiston se Banega ka kontratë deri në qershor të 2017.

“Kemi bërë shumë mirë që kemi nënshkruar me nj lojtar si Everi transferim të lirë. Ai ka personalitet dhe karakter. Ever ka luajtur në ndeshje të nivelit të lartë dhe është lloj lojtari që nuk ka frikë asnjëherë”, ka thënë Zanetti për La Gazzetta dello Sport.