LAJMI I FUNDIT:

Veljanoski ka “ikur” në Romë sepse Papa nuk ka termin tjetër për ditën e ”Shën Kirili dhe Metodi”

Veljanoski ka “ikur” në Romë sepse Papa nuk ka termin tjetër për ditën e ”Shën Kirili dhe Metodi”

Kërkesat për thirrjen e Kuvendit, pasi që u bë e qartë se në zgjedhjet e 5 qershorit do të merr pjesë vetëm partia në pushtet OBRM-PDUKM, nuk e kanë anuluar udhëtimin e kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski në Romë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Portali SDK shkruan se ai është nisur për kremtim të parakohshëm të ditës së vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi, sepse Papa Françesko për shkak të obligimeve të tij nuk ka mundur ta pranojë më 24 maj.


Pasi që është pajtuar delegacioni bullgar, zhvendosjen e ka pranuar edhe delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë. Nga i njëjti burim bëjnë të ditur që spikeri Veljanoski me të shoqen të martën do të kthehen nga Roma në Shkup./Telegrafi/