Transferimi i Lorik Canës tek Nantes ishte disi befasues verën e shkuar, nisur nga fakti se për kapitenin e Shqipërisë pati sirena nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, por sidomos edhe nga MLS (kampionati amerikan), pa harruar në këtë aspekt sidomos interesimin e Marseille, që u vonua në negociata dhe, kur nisi të negocionte për mbrojtësin, ai kishte arritur akord me “kanarinat”.
Për mbrojtësin me eksperiencë të kombëtares, megjithatë, nuk ishte aspak e lehtë, nisur nga fakti se pati shumë probleme fizike dhe nuk e nisi mjaft mirë, por më pas gjërat nisën të përmirësoheshin dhe, madje, Nantes, arriti të bënte edhe një fazë të dytë mjaft të mirë në javët e para, madje duke iu afruar edhe objektivit Europë… Por, shpresat dhe dëshira u shkrinë si një kupë akulli në shkretëtirë, kur verdhejeshilët nisën që të pësonin shumë gola dhe humbën stabilitetin. Aktualisht, Nantes qëndron në vend të 12-të të renditjes dhe me 40 gola të pësuar, ndërsa janë 12 fitore dhe 12 barazime. Sa i përket humbjeve, ato janë 13-të, ndërsa në shtatë ndeshjet e fundit, vetëm 1 fitore e arritur ndaj Nices dhe pesë humbje e një barazim. Pra, një ecuri vërtet e dobët e cila do ta dënonte skuadrën e kanarinave, në rast se s’do të kishte siguruar mbijetesën me kohë.
Sa i përket Canës, në këtë sezon ka luajtur 21 ndeshje dhe në fushë ka qëndruar 1759 minuta. Sigurisht, është një aktivizim i mirë dhe normal, nëse merret mesatarja, por megjithatë ai shpesh është kritikuar për faktin që mbrojtja ka pësuar shumë gola. Edhe vetë tifozët kanë qenë ato që në shumë forume kanë shkruar dhe kritikuar këtë afrim . Por, presidenti Valdemir Kita, në një intervistë të dhënë për “Canal +” është ndalur tek momenti i skuadrës dhe për rezultatet e dobëta dhe mungesën e personalitetit të disa lojtarëve ia ka hedhur fajin trajnerit Der Zakarian, teksa ka dalë në mbrojtje të Lorikut, kur ka thënë se “e mora Lorikun në skuadër sepse dëshira ime ishte që të sillte më shumë personalitet në dhomat e zhveshjes, por ai u injorua… U la mënjanë. Duhet të kujdesemi për futbollistët tanë. Jam i zhgënjyer nga menaxhimi i trajnerit në këtë sezon, pasi skuadra ka pasur shumë luhatje”.
“Top 50” – E ndërsa tek Nantes e kanë injoruar… “France Football”, ka listuar 50 futbollistët që priten të lënë gjurmë, ose më saktë, që janë edhe ato që dallohen në kombëtaret e tyre. Duke përshkruar disi edhe sezonin e tij, “France Football” shkruan se “u kthye këtë verë në Francë, Ligue 1, këtë herë tek Nanta, pas të shkuarës tek Parisi dhe Marseja. Cana është renditur i 33-ti në këtë listë që përfshin emra “big”. Sigurisht, sezoni i tij ishte jo i rregullt. Ka humbur vendin e tij në fushë që në prill, nisur edhe nga fakti që është duke u ruajtur për Europianin dhe për të mos rrezikuar dëmtimin”. Sakaq, revista kalon tek përkufizimi i 32-vjeçarit në rolin që ka tek Shqipëria: “Kapiteni, Lideri. Lorik Cana është Shqipëria dhe Shqipëria është Lorik Cana. Për të lindurin në Gjakovë, Kosovë, arritja e kualifikimit në Europian është historike. Madje, zëri i tij shërbeu edhe për të thërritur disa lojtarë në kombëtare, kur ata kishin dyshime”. Por, pse mbrojtësi është i shumëpritur? “Për Lorikun, Franca është një atdhe i dytë, duke qenë se mbërriti në Paris në vitin 2000, pra kur ishte vetëm 16-vjeç. Madje, ai do të luajë ndaj Francës në qytetin e Marsejës, që shumë i ka dhënë,pasi me skuadrën në fjalë ka luajtur për katër sezone, nga viti 2005 deri në 2009. “Eshtë a mahnitshme për familjen time që do të më shohin në stadiumin “Velodrome”, që ndodhet çerek ore larg shtëpisë. Ishte një nga dëshirat e mia”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq për gjest të pahijshëm në fitoren e Mallorcas
Celta Vigo bën përmbysje të madhe për të fituar një pikë ndaj Barcelonës
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj