Është shtyrë sërish marrja e vendimit nga ana e Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, lidhur me rastin që njihet si “Skandali i pasaportave”. Ky vendim ishte parashikuar të merret në muajin mars. Por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Lajmi.net ka kërkuar sqarime në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). Në këtë dikaster konfirmuan se marrja e vendimit e paraparë për muajin mars, është shtyrë për muajin maj.
“Afati për marrjen e vendimit është shtyrë deri më 31 maj 2016”, thanë në MPB në përgjigjen zyrtare për lajmi.net, pa dhënë detaje për arsyet e shtyrjes.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe kompania austriake e prodhimit të pasaportave, OeSD, nuk kishin gjetur marrëveshje për 1.4 milion eurot e humbura në verën e vitit 2012.
MPB pretendonte se ato para ia kishte dhënë sipas autorizimit të kompanisë austriake, Natali Veliajt, kurse OeSD pretendonte se ato para nuk i kishte marrë dhe nuk kishte autorizuar askënd për këtë çështje.
Por palët u pajtuan që t’i drejtohen një gjykate të arbitrazhit, duke e përzgjedhur atë të Parisit.
Për këtë përfaqësim, MPB-ja ka shpenzuar edhe 100 mijë euro duke e ka angazhuar avokatin Ahmet Hasolli për ta përfaqësuar në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit në Paris.
Ndërkohë, lidhur me zhdukjen e 1.4 milion eurove, shtetasja gjermane, Natali Veliaj, në vitin 2014, është dënuar nga drejtësia kosovare me 12 vjet burg dhe 25 mijë euro gjobë. Ndërsa, Fisnik Balaj, i akuzuari i dytë në rastin e pasaportave është dënuar me 11 vjet burg dhe 25 mijë euro gjobë.
Por këtë vit, shtetases gjermane, Natali Veliaj, Gjykata e Apelit ia ka hequr katër vjet, prej dënimit prej 12 vjetësh, ndërsa Fisnik Blakajt ia ka hequr gjashtë nga 12 vjet. Ata do të paguajnë secili edhe nga 25 mijë euro gjobë.
Në janar të këtij viti, Ministria e Punëve të Brendshme, kishte konfirmuar për lajmi.net se kishte përfunduar seanca kryesore në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris, ndërmjet shtetit të Kosovës dhe kompanisë austriake ‘OeSD’.
“Ju njoftojmë se seanca kryesore është mbajtur me datën 21 dhe 22 shtator 2015”, deklaruan nga MPB-ja për lajmi.net, në janar të këtij viti.
“Në këtë seancë janë dëgjuar palët dhe dëshmitaret, kurse pritet që vendimi përfundimtar të merret deri në fund të marsit 2016”.
Kompania austriake pretendon se Kosova nuk ia pagoi 1.4 milion euro për furnizimin me pasaporta kurse shteti i Kosovës pretendon se i ka paguar paratë sipas marrëveshjes, por të cilat humbën diku rrugës.
Ajo që ishte e autorizuar të bënte këtë transfer ishte Natali Velija me firmën e saj “Consulting EU”, e cila në vitin 2012 u arrestua për mashtrim raporton lajmi.net.
Kjo bëri që Kosova ta ndërpresë kontratën para kohe me ‘OeSD-në’, pasi palët nuk arritën pas disa takimesh të bien dakord për tejkalimin e situatës.
Pikërisht ky veprim bëri që palët të shqyrtojnë mundësinë e përballjes ligjore.
Aktualisht Kosova furnizohet me pasaporta që i prodhon kompania gjermane “G&D”. /lajmi.net/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premierë zyrtare e Skoda Kodiaq-ut të ri në tregun e Maqedonisë
Osmani uron shefin e ri të NATO-s: Mezi pres të punojmë së bashku për të avancuar anëtarësimin e Kosovës në NATO
Mexhiti: Fronti Europian po qëndronte te dera me kërkesa shumë të ulëta, vetëm për t’u bërë pjesë e Qeverisë
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë