Bosi i kartelit meksikan të drogës, Joaquin Guzman, i njohur me nofkën “El Chapo”, është larguar dje nga një burg në qendër të Meksikës dhe është dërguar në një burg tjetër në Ciudad Juarez, në kufi me SHBA-në.
Kjo me gjasë është bërë me qëllim të sjelljes së tij sa më afër ekstradimit për në Shtetet e Bashkuara.
Guzman, udhëheqës i kartelit të drogës Sinaloa, ishte një nga njerëzit më të kërkuar në botë nga fusha e rrjetit të narkotikëve, deri në kapjen e tij në muajin janar, pothuajse gjashtë muaj pasi ai kishte ikur nga një burg i sigurisë së lartë në qendër të Meksikës, përgjatë një tuneli të gjatë pothuajse një milje.
Ai përballet me akuza të rënda, duke nisur nga pastrimi i parave deri te trafikimi me drogë, pastaj rrëmbim dhe vrasje në qytetet e Chicagos, Miamit dhe po ashtu edhe në Brooklyn dhe Manhattan të New York-ut.
Avokati i tij, Juan Pablo Badillo, tha se Guzman është lëvizur dje, por nuk është i sigurt për arsyet e kësaj lëvizjeje. Ai tha se frikësohet për jetën e Guzmanit, nëse ai ekstradohet në SHBA.
Ai shtoi se tani për tani Guzman nuk mund të ekstradohet, duke theksuar se procesi ligjor ende nuk është kryer.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ratko Mlladiq kërkoi të lirohet me kusht – siç pritej, refuzohet kërkesa e kriminelit të luftës
Pas kërkesës për urdhërarrest për Netanyahun, Biden thotë se veprimi i Izraelit në Gaza nuk është gjenocid
Tërmeti godet kraterin vullkanik pranë Napolit, lëkundjet më të forta që kanë goditur rajonin në dekada kanë shkaktuar panik
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251