LAJMI I FUNDIT:

Sot takohen liderët për të tejkaluar krizën politike?

Sot takohen liderët për të tejkaluar krizën politike?

Për sot është paralajmëruar takim i liderëve të katër partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës, për tejkalimin e krizës politike.

Kjo bëhet e ditur nga burime partiake për TV21. Siç mësohet ky takim vjen pas skadimit të afatit për dorëzimin e listave për anëtarët e këshillave zgjedhore, ku vetëm OBRM-PDUKM ka dorëzuar ato pranë KSHZ. Katër partitë politike OBRM-PDUKM, LSDM, BDI dhe PDSH pritet të takohen sot në klubin e deputetëve./Telegrafi/