Imagjinoni një botë ku nuk do t’ju duhej të punonit nga ora 9 e mëngjesit deri në 5 të pasdites, pasi kafsha juaj shtëpiake është burimi i parave në shtëpinë tuaj.
Megjithatë edhe kafsha juaj do të kishte shpenzime, pasi do të kujdeseshit që ajo të ishte e shëndetshme dhe të kishte pamjen më të mirë të mundshme.
Por edhe ju do donit të merrnit më të mirën nga kafshët tuaja gjatë kësaj kohe, që do të thotë të bënit para.
Jo të gjitha kafshët janë të pasura pasi kanë qenë pjesë e ndonjë filmi apo program televiziv.
Ka nga ato kafshë të cilat e kanë trashëguar pasurinë nga të zotët e tyre.
Revista TIME tregon listën e kafshëve më të pasura të të gjitha kohërave:
Trouble
Para ndarjes nga jeta, thuhet se Helmsley kishte një pasuri 12 mln dollarësh, pasuri të cilën ia kishte lënë qenit të saj të quajtur Trouble të racës Terrier maltez, që ky i fundit të vazhdonte të shijonte jetën luksoze.
Conchita
Pas vdekjes së Posner në vitin 2010, Conchita dhe dy qen të tjerë trashëguan rezidencën e saj që arrinte një vlerë 8 milionë dollarë.
Tommaso
Maria Assunta ishte një e ve që vdiq në moshën 94-vjeçare në vitin 2011. Ajo nuk kishte fëmijë, por mbante një mace që ia kishte vënë emrin Tommaso.
Duke qenë se ishte në prag të viteve të fundit të jetës ajo vendosi që t’ia linte pasurinë e saj, maces Tommaso, në mënyrë që të kishte të gjithë të mirat e mundshme kur mos të ishte më vetë. Macja trashëgoi 13 mln dollarë
Toby Rimes
Ella Vendel e donte aq shumë qenin e saj sa që vendosi t’i linte të gjithë pasurinë. Vendel nuk u martua kurrë deri përpara se të vdiste në vitin 1931.
Shuma e parave që iu la Toby-t mendohet të jetë disa milionë dollarë por kurrë nuk është deklaruar shifra e vërtetë.
Gunther IV
Shumë uebsajte e listojnë Gunther IV si qeni më i pasur në histori. Sipas gojëdhënave, kontesha Karlotta Libenstein e Gjermanisë la të gjithë pasurinë për qenin.
Gunther IV trashëgoi një pasuri që kapte vlerën e 80 mln dollarëve kur Kontesha vdiq në vitin 1991.
Blackie
Ndërsa për sa i përket maceve, ka shumë debate e mosmarrëveshje se cila është më e pasura në botë.
Rekordet Gines ia kanë dhënë çmimin një maceje të quajtur Blackie. Ajo i përkiste Ben Reas, që vdiq në vitin 1988. Sipas raporteve, Rea i la maces së tij pas vdekjes 12.5 mln dollarë.
Gigoo
Manjati i botimeve Miles Blackwell humbi bashkëshorten e tij në vitin 2000, dhe kështu ai vendosi që t’ia trashëgonte dikujt milionat e tij, para se të vidste. Kur vdiq në vitin 2001, u zbulua se 10 mln dollarë u lanë për pulën e tij Gigoo.
Megjithatë një pjesë të madhe të parave Blackwell i la për bamirësi.
Macja Grumpy
Fytyrën e saj e kemi parë shpesh nëpër fotot e internetit. Ajo është bërë ylli i vetë filmit të saj.
Është nëpër reklama Krishtlindjesh e kudo dhe ka 1 milion ndjekës në Instragram.
Njihet gjerësisht nga fansat si macja Grumpy, macja që është gjithnjë e pikëlluar dhe e lodhur nga gjërat që e rrethojnë. Sipas një tabloidi britanik kjo mace kapte vlerën e 100 milionëve.
Chunmun
Ky majmun pret të trashëgojë pasurinë e çiftit përderisa nuk kanë kujt t’ia lënë tjetër.
Choupette
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak