LAJMI I FUNDIT:

RDK e Fadil Zendelit mbështet protestat e 9 majit

RDK e Fadil Zendelit mbështet protestat e 9 majit

Fraksioni i RDK-së i udhëhequr nga Fadil Zendeli me një komunikatë të dërguar Telegrafit në Maqedoni thotë se do të mbështes protestat e 9 majit të organizuara nga Këshilli Opozitar, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Rilindja Demokratike Kombëtare në vijimësi të mbështetjes së protestave të organizuara nga shoqëria civile dhe subjektet e ndryshme, përkrah protestën e 9 majit si një mundësi që të dëgjohet zëri i pakënaqësisë së shqiptarëve kundër gjendjes së tyre të mjeruar, pushtetit aktual VMRO-BDI dhe padrejtësive të shumta ndaj shqiptarëve.

RDK mbështet shprehjen e pakënaqësisë dhe mllefit të grumbulluar ndaj partive në pushtet përmes protestave paqësore si një e drejtë e ligjshme e qytetarëve të vendit.” thuhet në komunikatën e fraksionit brenda RDK-së./Telegrafi/