Ashtu siç ishte pritur, Komisioni Evropian, të mërkurën, ka miratuar në kolegjin prej 28 anëtarësh vendimin për të rekomanduar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, duke konstatuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, por duke i dhënë Kosovës afat që deri në miratimin e këtij vendimi në Këshillin e BE-së dhe në Parlamentin Evropian të përmbushë edhe dy kushte që kanë mbetur – ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit dhe përforcimin e dëshmive për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
I pyetur nga “Koha Ditore” se a mund të llogarisë edhe Kosova që vizat do të hiqen deri në fund të muajt qershor, kur është afati i përmendur për heqjen e vizave për Turqinë, për të cilët të njëjtën ditë u dha po ashtu rekomandimi i Komisionit, komisioneri për Migrim dhe Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, i cili edhe ka kumtuar lajmin për rekomandimin e Komisionit për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, është shprehur optimist, shkruan sot Koha Ditore.
Ai ka thënë se shpreson se Këshilli dhe Parlamenti i BE-së do ta miratojnë shumë shpejt vendimin, dhe që procedura të zgjasë diku 2 deri tre muaj.
Por ai ka tërhequr vërejtjen se Kosova duhet të ratifikojë Marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi dhe të forcojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke asgjësuar grupet e krimit të organizuar dhe duke hequr stigmatizimin e vendit të korruptuar.
Pra sipas vlerësimit të tij është e mundur në rastin më optimist që lëvizja e lirë praktikisht të ndodhë në muajt e verës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani takoi ambasadorë të shteteve evropiane, shprehu nevojën e heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës
Haliti i PDK-së thotë se mund ta bëjnë Qeverinë bashkë me Kurtin
Kurti takon partnerët e koalicionit nga komunitetet joshumicë, flasin për zgjedhjet parlamentare
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251