LAJMI I FUNDIT:

Venezuela ndryshon orën, shkaku i energjisë elektrike

Venezuela ndryshon orën, shkaku i energjisë elektrike

Banorët e Venezuelës humbën gjysmë ore gjumë të dielën kur akrepat e orëve të tyre lëvizën përpara për të kursyer energji elektrike, ndërsa vendi përballet me një krizë të thellë ekonomike.

Ndryshimi i orës u urdhërua nga Presidenti Niklas Maduro, një pjesë e një pakete masash për t’u përballur me mungesën e elektricitetit.


Më herët qeveria kishte miratuar ndërprerje energjie me orar si dhe një javë punë prej vetëm dy ditës për sektorin publik.

Sipas qeverisë, faji për krizën energjetike është i thatësirës së madhe, por kritikët e saj thonë se është thjesht keqmenaxhim i sektorit energjetik.

Qeveria gjithashtu ka urdhëruar mbylljen e shkollave që të premten, ndërsa qendrat tregtare hapen vetëm me gjysmën e orarit dhe e gjenerojnë vetë energjinë.

Ndryshimi i orës u lajmërua nga ministri i Shkencës dhe Teknologjisë, Jorge Arreaza, i cili tha se përdorimi i elektricitetit gjatë natës për ndriçim dhe kondicionerët ishte shumë i lartë.

Prandaj qeverisë ju duk zgjidhje mjaft e zgjuar që t’i zgjojë njerëzit më herët për të kursyer elektricitet.

Ndërsa shtohen masat qesharake për të mbuluar gabimet trashanike të qeverisë, opozita në Venezuelë ka nisur mbledhjen e firmave për një referendum që të largojnë Presidentin Maduro nga pushteti. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori